Filluan trajnimet për 100 Gra nga Mitrovica në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”


Më datë 20 dhe 21 nëntor filloi raundi i parë i trajnimeve në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”.

Në dy ditët e fundit gratë nga Mitrovica ​e Veriut dhe e Jugut janë trajnuar në planifikim biznesi, marketing dhe shitje. Seti i trajnimeve do të përfshijë katër cikle të cilat pjesëmarrëset duhet t’i kompletojnë në mënyrë që të ketë mundësi të aplikojnë për grante duke filluar nga 2,500 deri në 7,000 €. Në kuadër të këtyre trajnimeve 100 gra do të jenë të angazhuara.

Objektivi kryesor i projektit është që të kontribuojë në përmirësimin ekonomik dhe social të Veriut dhe Jugut të Mitrovicës përmes përfshirjes së gruas në zhvillimin e sektorit privat, duke krijuar një ambient përkrahës për gratë fillestare në biznes në  Mitrovicë. Aktivitetet kryesore të projektit janë drejtuar në ngritjen e kapaciteteve të grave për të krijuar dhe drejtuar suksesshëm bizneset e tyre, dhënien e granteve për zhvillimin e produkteve/ shërbimeve të grave që të fillojnë biznese në Veri dhe Jug të Mitrovicës, dhe zhvillimin e mekanizmit për mbështetjen e qëndrueshme të grave sipërmarrëse përmes mentorimit, konsulencës dhe mbështetjes përmes platformës së internetit(Web).

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD