Vizita e delegacionit te USAID ne CBM


Më 28 Prill delegacioni i USAID nga Uashingtoni dhe Prishtina vizituan Community Building Mitrovica CBM-në. Qëllimi  i vizitës ishte takimi me të rinjët të cilët janë pjesë e aktiviteteve  të ndryshme të CBM-së ku delegacioni  kishte mundësin për të diskutuar dhe ndarë, ndër të tjera, përvojat e tyre studentore, planet e tyre dhe deshirat për të ardhmën.  

Drejtoresha Ekzekutive e CBM-së Aferdita Sylaj, mirpriti delegacionin dhe beri një prezentim të shkurtër për aktivitetet e programit të tanishëm, projektet dhe për informacione të tjera qe delegacioni ishte i interesuar.

Delegacioni I USAID –it u interesua vecanerisht për jetën e të rinjëve në Kosovë mendimet e të rinjëve ndaj ekstremizmit në përgjithesi dhe sa ky fenomen është I pranishëm në shoqëri, shkollat e tyre, se si anëtarët e familjeve të tyre e përceptojne atë, dhe sa ndikon në jetën e tyre të përditshme.

Të rinjtë ishin shumë të hapur në diskutimin për temën e ekstremizmit në Kosovë në përgjithësi, duke I dhëne individualisht mendimet e tyre, përvec kësaj teme ata diskutuan  edhe për probleme të tjera që ballafaqohen, duke theksuar situatën shumë të dobët ekonomike si  një nga pengesat dhe problemet më të mëdha.

Si përfundim, të gjithë të pranishmit në takim ishin shumë të kënaqur me mendimet pozitive  angazhimin, bashkpunimin dhe punën për një shoqëri dhe jetë më të mirë. Aktivitetet e CBM-së u vlerësuan pozitivisht nga delegacioni  e sidomos nga të rinjët  e pranishëm në takim.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD