Punëtori e Rrethit të Kohezionit: Java e Planifikimit të Aktivizmit "Save the Planet"


2021-03-31, 7.14.MD | Multimedia


Në kuadër të aktivitetit 'Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit', është organizuar një punëtori me anëtarët e Rrethit të Kohezionit. Qëllimi i punëtorisë ishte planifikimi një javë aktivizmi për të shënuar Ditën e Tokës, ngjarjen që me modesti e quajtëm "Save the Planet". Çështja e ngutshme e ngrohjes globale po na prek të gjithëve, dhe mesazhi unanim nga anëtarët është: duhet të veprojmë dhe mund të bëjmë shumë! Lidhur me këtë, Fehmi Ferati, një anëtar i grupit ndau një mesazh të fuqishëm: “Ajri që thithim nuk njeh etni. Të gjitha komunitetet kanë nevojë për ajër të pastër, dhe ne të gjithë duhet të bëjmë ndryshimin kolektivisht, dhe kjo iniciativë është një fillim i mirë ”.

Përveç kësaj, një aktiviste e re Jovana Jaqmoviq reflektoi mbi rëndësinë e edukimit të të rinjve rreth alternativave ekzistuese për aksione të përditshëm që janë më pak ndotëse: "Të rinjtë kanë nevojë për ndërgjegjësim dhe punëtori se si të përdorin produkte alternative për përdorim të përditshëm që janë më pak ndotëse - çanta në vend të qeseve plastike, shisheve të rimbushushme, etj ” 

Duke folur për femrat e reja me pasion për të bërë ndryshim, Nora Prekazi përmendi se komunitetet kanë nevojë për ngjarje, përqim të mesazheve paqësore, të cilat do të tërheqin dhe provokojnë njerëzit të mendojnë për çështjen e komuniteteve tona që jetojnë në një zonë të ndotur: "Një gjë e thjeshtë si një koncert në rrugë, do të tërhiqte njerëzit të ndaleshin e të flisnin për ndryshim ".

Nga ana tjetër, një aktiviste tjetër e pasionuar dhe anëtare e Rrethit të Kohezionit, Mevlude Skuroshi, ndau shqetësime në lidhje me seriozitetin e ndryshimeve mjedisore që ndodhin ndërsa flasim, dhe si një nga idetë për punë në të ardhmen që ajo përmendi, është krijimi i një hapësirë ​​për sera, për të prodhuar fara dhe lloje të ndryshme të prodhime me komunitetet dhe më vonë të mbillen, duke krijuar kështu një efekt katalitik dhe kontribuar në komunitete të qëndrueshme.

Anëtarët ranë dakord që institucionet luajnë një rol të rëndësishëm në këtë çështje dhe duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përfshihen në punën e përbashkët.
Një javë aktivizmi do të fillojë në 19 Prill dhe do të zgjasë për një javë të tërë. Ftesa për të gjithë qytetarët është e hapur që të bashkohen me ne në këtë kauzë!



Sigurohuni që të na ndiqni dhe të përcjellni më të rejat e aktiviteteve tona.

Ky aktivitet zbatohet nga CBM në partneritet me YIHR KS dhe NSI.
Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit mbështetet nga populli Amerikan përmes USAID-it në Kosovë.