Dita e parë e Shkollës së Edukimit Qytetar


2018-11-26, 11.43.PD | Multimedia


CBM filloi me implementimin e Shkollave të Edukimit Qytetar në Mitrovicë ,të cilat janë të dizajnuara për ndërtimin e aftësive të buta dhe aftësive profesionale dhe inkurajimin e zhvillimit personal.

Pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime interaktive lidhur me temat e historisë ,të drejtat e njeriut , shoqërinë civile dhe vullnetarizmin.

Në ditën e parë të Shkollës së Edukimit Qytetar,pjesëmarrësit u prezantuan me njëri tjetrin dhe me programin e Shkollës.

Mësueset që janë duke marrë pjesë në drejtimin e shkollës e edukimit qytetar janë Donjeta Rexha dhe Arjeta Fejza.

Tema e parë që studentët u prezantuan ishte dëgjimi aktiv, pas së cilës ata morën pjesë në diskutimin e tyre të parë mbi rëndësinë e saj.
Mësueset i janë qasur diskutimit përmes aktiviteteve dhe lojërave, si pjesë e strategjisë të shkollave të edukimit qytetar.
Programi do ti angazhojë pjesëmarrësit që të implementojnë projekte të vogla të komunitetit në mënyrë që të inkurajojë vullnetarizmin dhe të nxisë një kulturë të aktivizmit qytetar.

Aktiviteti është pjesë e programit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm në Mitrovicë” i cili implementohet nga CBM, Mundësia dhe ODK, mbështetur nga GCERF.