Publikimi i Raportit të Monitorimit të Kuvendit Komunal për periudhën Prill – Qershor 2015


Në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ Community Building Mitrovica organizoi tryezë të mbyllur të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale. Prezent në këtë event ishte edhe Kryetari i Komunës të Mitrovicës së Jugut Zt.Agim Bahtiri dhe Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Jugut Zt.Bislim Imeri, ndërsa takimi u moderua nga Valdete Idrizi, aktiviste e njohur dhe drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos. Kjo tryezë e rrumbullakët u organizua me qëllim të publikimit të Raportit të Monitorimit së Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut për periudhën Prill – Qershor 2015. Gjatë kësaj periudhe monitiorimi u realizua si pjesë e trajnimeve në punë të ashtuquajtura ‘on the job training’, nga antarët e Ekipit Regjional të Monitorimit nën drejtimin e CBM-it.

Florentina Hajdari Hajra, menagjere e programit për qeverisje të mire në kuadër të CBM-it prezantoi projektin dhe të gjeturat nga monitorimi për periudhën Prill – Qershor 2015. Znj.Hajra poashtu informoi pjesëmarrësit më në detaje për procesin e monitorimit dhe krijimin e Ekipit Regjional të Monitorimit(ERM). Disa nga të gjeturat që kanë dale nga monitorimi janë :

  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës jugore, është bashkëpunues dhe mirëpret iniciativat qytetare dhe të shoqërisë civile, takimet lehtë paracaktohen dhe gjithashtu sygjerimet e OSHC-ve kryesisht mirren në konsideratë;
  • Nga takimet e mbajtura është vërejtur që zyret që veprojnë në kuadër të KK kanë ngecje në mirëkuptimin e legjislacionit që rregullojnë këtë bashkëpunim dhe bashkëveprim;
  • Komuna e Mitrovicës informonë qytetarët rreth aktiviteteve dhe takimeve publike, por mjetet e tilla të komunikimit nuk kanë arritur të tërheqin vëmendjen dhe interesin e qytetarëve për të qenë prezent në mbledhjet e Kuvendit Komunal;
  • Rregullorja e punës së KK përcakton mënyrën e diskutimit, duke pasur për bazë rendin e ditës së seancës, shpesh, këshilltarët komunal kanë shkelur këtë rregullore duke diskutuar pika edhe jashtë rendit të ditës;
  • Anëtarët e KK shpeshë janë të papërgatitur mbi temat që diskutohen, vërehet që ata nuk bëjnë leximin e materialit paraprakisht;
  • Diskutimet në KK janë më shumë të shtrira në rrafshin politik/partiak sesa në rrafshin e qeverisjes së mirë dhe planifikimit të politikave publike në interes të qytetarëve;

Kryetari i Komunës të Mitrovicës së Jugut Zt.Agim Bahtiri në fjalën e tij theksoi se Komuna që ai drejton është e bashkëpunuese për të gjithë, dhe e hapur për sygjerime dhe kritika, rrjedhimisht Zt.Bahtiri mirëpriti të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të cilat sipas tij do ndihmojnë në ngritjen e nivelit të shërbimeve dhe efikasitetit të Komunës të Mitrovicës së Jugut.Kryesuesi i Kuvendit Komunal Zt.Bislim Imeri poashtu kontriboi në diskutim duke dhënë dhe sygjerimet e tij për përmirsime në të ardhmen sa i përket procesit të monitorimit.

Kjo tryezë e rrumbullakët vazhdoi me diskutim nga ana e pjesëmarrësve, të cilët paten rastin që në mënyrë të hapur të ndajnë mendimin e tyre mbi raportin e monitorimit.

‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe bashkë-financohet nga Agjencioni Austriak për zhvillim, Ambasada e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT, kurse implementohet nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe Koalicioni : Qendra për Rini, Burime dhe Media.

Në vijim mund të gjeni Raportin e monitorimit te Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut për periudhën Prill - Qershor 2015.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD