THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
Për të ndjekur kursin një semestral: “Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale” - Cikli i VII-të
Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Juridik dhe Community Building Mitrovica (CBM) me përkrahje nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë i ftojnë të gjithë studentët që të aplikojnë për pjesëmarrje në kursin “Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale”. Të ftuar janë të gjithë studentët e interesuar dhe kursi do të zgjasë një semestër.
Qëllimi i kursit është integrimi i Programit të drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimit të paqes në Arsimin e Lartë të Kosovës, i cili konsiderohet kontribut i veçantë në paqe dhe pajtim. Ky program do të mundësojë edukimin e studentëve në drejtësinë tranzicionale, si një nga mënyrat për të kontribuar drejt ndërtimit të paqes.
Programi prezanton temën mbi mbështetjen për drejtësi tranzicionale dhe ndërtimin e paqes në arsimin e lartë. Programi gjithashtu ndërton besimin dhe rrite njohurite e studentëve të Kosovës në përgjithësi dhe të të gjithë akterëve të tjerë të kësaj fushe duke përfshirë edhe minoritetet në temën: “Adresimi i së kaluarës dhe ndërtimi i paqes”.
Programi poashtu, mund të shërbejë si bazë për aktivitetet në universitet që qojnë në zhvillimin e programeve për drejtësi tranzicionale në Universitetin e Prishtinës.
Rezultati i pritur është që pjesëmarrësit në këtë kurs:
• Do të ndërtojnë besimin dhe do të rrisin njohuri më të thella në të kuptuarit dhe
argumentimin e drejtësisë për të gjithë studentët duke përfshirë edhe institucionet minoritare dhe akterët e tjerë të ndërlidhur;
• Do të jenë në gjendje të punojnë në përmirësimin e të kuptuarit të konceptit të
• Drejtësisë tranzicionale;
• Do të fitojnë njohuri dhe aftësi që të marrin pjesë aktivisht dhe pozitivisht në çështjet e drejtësisë tranzicionale dhe procesin e ndërtimit të paqes;
• Do t fitojnë njohuri më të thella mbi rastet e ndryshme të shteteve që kanë kaluar në procesin e drejtësisë tranzicionale, në nivel rajonal dhe atë ndërkombëtarë;
• Do të jenë kompetentë për t’i transferuar njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në ambientet e tyre personale dhe profesionale;
Pas përfundimit të ligjëratave studentët do të hyjnë në provimin përfundimtar për të testuar njohuritë e marra nga ky kurs apo do të shkruajnë një ese mbi një temë të përzgjedhur lidhur me njësitë tematike të përpunuara gjatë gjithë kursit.
Të gjithë pjesëmarrësit, të cilët do t’i përmbushin detyrimet e tyre, do t’u jepet Çertifikata e Pjesëmarrjes, lëshuar nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Në këtë kurs do të marrin pjesë 50 pjesëmarrës (më së shumti), të zgjedhur në bazë të dëshmive të paraqitura nga aplikantët, ku kujdes i veçantë do të tregohet për pranimin e pjesëmarrësve me përfaqësim proporcional të të dy gjinive, si dhe të pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike.
Ky aktivitet është inicuar nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti Juridik dhe është duke u implementuar në partneritet me OJQ “CBM” në Kosovë. Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.
Kursi do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Afati i fundit për aplikim: E shtunë, 10 Tetor 2020, ora 16:00.
Ky kurs është pa pagesë.
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në e-mail adresën: drejtesiatranzicionale@uni-pr.edu, me titull “Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale” Të përzgjedhurit, do të informhen përmes emailit më 13 Tetor 2020.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD