Grupi punues për zhvillimin e MM në mes MRMT dhe komunave vendore - komuna e Skenderajit
Community Building Mitrovica (CBM )dhe Kualicioni I Qendra Rinore, Resurseve dhe Mediave (CRYM) organizuan puntorin e dyte për zhvillimin e MiB në mes MRMT (Ekipi Monitorues per Regjionin e Mitrovices) dhe komunës lokale, në komunën e Skenderajit.
Zyrtarët komunalë kanë mirëpritur MRMT, dhe idene për krijimin MM. Pas prezantimit të detajuar në lidhje me vetë projektin, diskutimi filloi në përcaktimin e qëllimit, fushëveprimit, vlerat kryesore, dhe parimet per MM-së.
Zyrtarët e komunës së Skenderajit kanë shprehur hapur dhe gatishmërinë e tyre për këtë lloj bashkëpunimi tani, dhe në të ardhmen, dhe janë të hapur për të mirëpritur MRMT me qëllim të bashkëpunimit për përfitim reciprok. Pas përfundimit të saj, MM do të paraqitet zyrtarëve komunal, dhe do të ipet për miratim. Memorandumi do të shërbejë si mekanizëm për angazhim nga të gjitha palët dhe kjo do të kontribuojë per të mundësuar mjedisin për OSHC- në zbatimin e aktiviteteve të tyre në lidhje me monitorimin në të ardhmën.
Kjo është puntoria e dyte nga katër të tjerat, e radhës do të mbahët në komunën e Zvecanit.
Ky aktivitet është pjesë e projektit "Shoqëria Civile është duke iu vezhguar, në kërkim të llogaridhënies dhe transparencës në nivelin lokal’’ i financuar nga zyra e BE-së në Kosovë,dhe bashkë-financuar nga Agjencia Austriane për Zhvillim , Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Fondacioni MOTT. Projektit implementohet nga CBM në partneritet me koalicionin CRYM.
Lajmet e fundit
TOR: Furniture Companies
e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD
ToR - Translation Services
e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD
INVITATION TO TENDER
e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD
Tender notice: Supply of Electronic...
e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD
TOR - Freelance trainer
e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD