STUDENTËT E PROGRAMIT ACCESS SJELLIN FRYMËN E FESTAVE NË SHKOLLËN SPECIALE


Në frymën e festave të fundvitit, studentët e Programit Access shfrytëzuan rastin për të vizituar shkollën speciale në Mitrovicën e Veriut. Vizita kaloi nën energjinë pozitive të studentëve dhe nxënësve të shkollës speciale, të cilët kaluan kohë të mirë duke luajtur së bashku dhe duke shkëmbyer me njëri – tjetrin.

Më pas studentët e Programit Access befasuan nxënësit e shkollës speciale me dhuratat që kishin sjellë për këta të fundit, një gjest ky simbolik i kujdesit në shenjë të festimeve të fundvitit. Pasiqë qëllimet kryesore të kësaj vizite u arritën, studentët u ndanë të kënaqur që bënë miqtë e tyre të lumtur, ndërsa aktivitete tjera të përbashkëta do realizohen në të ardhmen.

Programi për mësimin e gjuhës angleze ‘’English Access Microscholarship Program'' financohet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.

 


Të rinjtëAccess program

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD