STUDENTËT E PROGRAMIT ACCESS ANGAZHOHEN NË AKTIVITETE PËR TË MIRËN E KOMUNITETIT


Pasi Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 Marsi) - po afrohet, studentët e programit për mësimin e gjuhës angleze ‘'Access Program'’, vizituan shkollën speciale në Mitrovicën e Jugut.

 

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e mirë për studentët dhe për të rinjtë e shkollës speciale që të shoqërohen dhe të kalojnë një ditë argëtuese së bashku, dhe poashtu që të përgatisin kartolina urimi për nënat e tyre. Rrjedhimisht ky aktivitet rezultoi si shumë i suksesshëm për shkak të dedikimit të studentëve të Programit Access që arritën të angazhojnë disa nga fëmijët e mbyllur në vete të shkollës speciale. Vizita është organizuar si pjesë e komponentës së shërbimeve për komunitetin në kuadër të Programit Access.

Programi për mësimin e gjuhës angleze ‘’English Access Microscholarship Program'' financohet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.


Të rinjtëAccess program

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD