STUDENTËT E PROGRAMIT ‘ACCESS’ NGA MITROVICA U TAKUAN ME ZYRTAREN RAJONALE TË GJUHËS ANGLEZE TË AMBASADËS AMERIKANE


Studentët e programit për mësimin e gjuhës angleze 'Access' nga Veriu dhe Jug të Mitrovicës pritën zyrtaren rajonale të gjuhës angleze të Ambasadës Amerikane, Znj. Jen MacArthur dhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, në klasën e përbashkët të mbajtur në hapësirat e kolegjit IBCM.

 

Tema mbi të cilën u diskutua në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të planprogramit të rregullt mësimor, ishte ''Familjet Amerikane''. Studentët ndanë mendimet e tyre se si ata i definojë familjet e tyre (tradicionale apo moderne), gjërat që pëlqejnë të bëjnë më shumë me familjet e tyre, se si i kuptojnë ata llojet e ndryshme të familjeve, etj. Në këtë klasë të përbashkët, të rinjtë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës shkëmbyen me njëri – tjetrin me që rast kishin mundësinë për të mësuar më shumë mbi prejardhjet e tyre familjare, si dhe për familjet amerikane. Zyrtarja rajonale dhe përfaqësuesit tjerë të Ambasadës Amerikane poashtu dhanë kontributin e tyre në diskutimet në klasë.

Programi për mësimin e gjuhës angleze ‘’English Access Microscholarship Program'' financohet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.


Të rinjtëAccess program

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD