DIPLOMATI AMERIKAN TAKOHET ME TË RINJËT E MITROVICËS


Gjenerata e III-të e Programit Access u vizitua dje(10.11.2016) nga Zt. Roger Webb, zyrtar publik për Ballkanin Perëndimor. Fillimisht Zt. Webb u takua me kordinatoren dhe mësimdhënëset e gjuhës angleze të Programit Access. Në këtë takim përveç që u shkëmbyen informata, poashtu shërbeu për të diskutuar dhe për të gjeneruar ide dhe sygjerime të reja mbi Programin Access.

 

Pas takimit, Zt.Webb mori pjesë në klasë e cila u ndoq nga studentët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës të Programit Access, të cilët e mirëpritën praninë e tij, me që rast zyrtari amerikan ndau përvojën e tij jetësore dhe i inkurajoi studentët që asnjëherë të mos heqin dorë nga puna e madhe. Në fjalën e tij Zt.Webb poashtu u rrëfeu studentëve sesi eksperienca e tij si pjesë e Peace Corps e ka influencuar jetën e tij. Në përfundim të ligjeratës studentët e Accessit kishin mundësinë t’i parashtrojnë pyetje Zt.Webb mbi punën dhe jetën e tij si diplomat, por jo vetëm.

Këto vizita janë shumë të rëndësishme për studentët sepse janë shembuj të mirë që shërbejnë për t’i motivuar ata që të arrijnë më shumë në jetën e tyre. Programi Access, përveç që ofron klasë/mësime të gjuhës angleze pa pagesë, synon të fuqizojë dhe të ndikoj pozitivisht në zhvillimin personal të studentëve.

Programi për mësimin e gjuhës angleze ‘’English Access Microscholarship Program'' financohet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.


Të rinjtë

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD