Thirrje për aplikime - Kurs i gjuhës angleze për të rinjtë në komunën e Zubin Potokut


OJQ Community Building Mitrovica, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, hap një thirrje për aplikacione për të rinjtë mes moshës 15 dhe 17 vjeç, për kursin e të mësuarit në gjuhën angleze.

Programi përfshin orë të gjuhës angleze dy herë në javë për 2 orë si dhe aktivitete të ndryshme jashtëmësimore që synojnë përfshirjen e qytetarëve në jetën shoqërore të komunitetit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

• janë të moshës mes 15 dhe 17 vjeç;

• nivelin bazë të arsimit në gjuhën angleze;

• gatishmëri për të marrë pjesë dhe punuar në grupe;

• përkushtim dhe motivim ndaj mësimnxënies;

• aftësi komunikimi dhe respekt për marrëdhëniet ndërpersonale.

Klasat mësohen nga të diplomuarit e gjuhës angleze, si dhe ligjërues e mysafirë, gjuha amtare e të cilëve është gjuha angleze.

Për të konkurruar, plotësoni dhe dorëzoni një kërkesë në zyrën e CBM ose email në info@cbmitrovica.orgAplikacionet mund të tërhiqen në zyrën CBM ose do të dërgohen me e-mail sipas kërkesës.

Zyra CBM është e vendosur në Rr. Bulevardi Isa Boletini 11/12 (ish Zona e mirëbesimit) në Mitrovicën jugore.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 8 Tetori 2018.

Për më shumë informata, kontaktoni numrat e telefonit: 028 / 530-335; 064/24 22 004

Sponsor i projektit është Ambasada Amerikane në Prishtinë.


LidhjetTë rinjtëKulturaTë drejtat e njëriutqytetarëtZubin Potok

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD