Thirrje per aplikim - English Micro-scholarship Access Program Mitrovica region


Community Building Mitrovica (CBM) dhe Ambasada Amerikane në Kosovë kanë kënaqesinë të shpallin një mundesi të mrekullueshme per nxenesit e moshes 13-15 vjeç ne mënyrë që këta të marrin nje burse edukative ku do të mësojnë gjuhën angleze përmes një programi dy vjeçar i quajtur “English Micro Scholarship Access Program” i financuar nga Departamenti i shtetit të ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Access Program” ofron një mundësi për nxënësit në Kosovë që ata t’i zgjerojë njohuritë e tyre në gjuhën angleze, të jenë aktiv në zhvillimin e komuniteteve të tyre si dhe të mësojnë rreth kulturëss dhe vlerave amerikane.

“Access Program” perfshinë:

  • Kurs të gjuhës angleze, dy herë në javë nga dy orë.
  • Kurs të informatikës, një herë në javë nga një orë.
  • Seanca me mundësi interaktive që nxënësit të angazhohen në diskutime, shërbime për komunitetin dhe aktivitete të tjera të lidhura me kulturën dhe vlerat, edukimin, qështjet gjinore, tolerancën etnike, shoqërinë civile, ambientin e të tjera.
  • Seanca me mysafirë special nga Ambasada Amerikane, organizatat jo-qeveritare lokale dhe sektori privat.
  • Sesione të udhëhequra nga folës të gjuhës angleze si dhe amëtare.
  • Leksione dhe aktivitete të zhvillimit personal duke përfshirë edhe punëtori.
  • Aktivitete të organizuara për komunitetin.

Ky program paguan per shkollimin dhe librat e nxënësit.

CBM-i është duke rekrutuar nxënës nga Mitrovica (veri/jug), Leposaviq, Skenderaj, Vushtrri, Zubin Potok dhe Zveqan.

Periudha e programit eshte nga Tetor 2018 deri në Shtator 2020. Orët e mësimit në Mitrovicë do të fillojnë në tetor të 2018 dhe do të mbahen në dy lokacione, Mitrovicën Jugore dhe Mitrovicën Veriore.

Kerkesat e aplikimit:

  • Studentët duhet të kenë nivel bazik te gjuhës angleze sepse kursi do të fillojë nga niveli Pre-Intermediate.
  • Studentët duhet të jenë të moshës 13-15 vjeç ne kohen e aplikimit.

Plotesoni dhe dergoni formularin e aplikimit në zyrën e CBM ose përmes e-mail në info@cbmitrovica.org. Aplikacioni mund te mirret nga zyra e CBM-it ose mund të ju dërgohet me e-mail  në rast nevoje.

Afati i fundit per aplikim është 8 Tetor 2018.

Për më shumë informata kontaktoni zyrën e CBM-it në:

Adresa: Bulevardi Isa Boletini 11-12, 40000 Mitrovicë

Numri i telefonit: 028/530335;

E-mail: info@cbmitrovica.org

 


LidhjetTë rinjtëKulturaTë drejtat e njëriutAccess programpjesëmarrjeMitrovicëZubin PotokZveqanLeposaviqVushtrriSkenderajMitrovica e veriutMitrovica jugore

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD