CBM DHE AKTIV ZYRTARIZUAN BASHKËPUNIMIN ME QENDRËN KOMBËTARE PËR GJYKATAT SHTETËRORE


Community Building Mitrovica dhe OJQ ‘AKTIV’ nënshkruan grant kontratë me Qendrën Kombëtare për Gjykatat Shtetërore/National Center for State Courts (NCSC) për zbatimin e programit ‘Kërko Drejtësi’.

 

Në kuadër të këtij programi CBM dhe AKTIV do të implementojnë një projekt të përbashkët, si rezultat i së cilës studentë të universitetit dhe shkollave të mesme do të jenë të angazhuar përmes ligjëratave, debateve publike, trajnimeve për avokim dhe aktiviteteve tjera për të sjellë drejtësinë më afër qytetarëve.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e qasjes në drejtësi në rajonin e Mitrovicës përmes aktiviteteve të përbashkëta të të gjitha komuniteteve. Projekti është dizajnuar për të edukuar të rinjtë për të drejtat e tyre, dhe mundësitë për të ushtruar këto të drejta në kuadër të sistemit ekzistues të drejtësisë.

Për implementimin e programit ‘Kërko Drejtësi’ - NCSC u mbështet me grant nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, me qëllim për të mbështetur zhvillimin e drejtësisë së mbështetur mbi dëshmi në Kosovë.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD