CBM DHE AKTIV DO TË ORGANIZOJNË AKSIONE NË RRUGË PËR TË KËRKUAR QASJE NË DREJTËSI


Këtë të hënë, Community Building Mitrovica (CBM) dhe AKTIV në partneritet me Programin  Kërko Drejtësi kanë lansuar kampanjën njëjavore në mediat sociale duke ekspozuar kështu mungesën e njohurive që qytetarët kanë mbi planet e qeverisë për të themeluar institucionet gjyqësore në veri dhe jug të Mitrovicës.

Kjo kampanjë është bazuar në gjetjet e CBM dhe AKTIV pas anketës së realizuar me qytetarët e veriut dhe jugut të Mitrovicës që pasqyrojnë  dështimin e qeverisë për të informuar qytetarët rreth këtij shërbimi shumë të rëndësishëm publik. Kampanja përbëhet nga shtatë mesazhe të përditshme që ndahen përmes mediave sociale gjatë gjithë javës – ku secili mesazh reflekton njohuritë dhe pikpamjet e qytetarëve të veriut dhe jugut të Mitrovicës mbi integrimin e sistemit të drejtësisë në rajonin e Mitrovicës.

Kjo kampanjë që CBM dhe AKTIV po e implementojnë arrin kulmin me aksionin në rrugë në ditën e premte që ka për qëllim për të informuar qytetarët mbi themelimin dhe funksionimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. CBM dhe AKTIV do të shpërndajnë broshura informative dhe materiale tjera promovuese për t’i informuar qytetarët në lidhje me krijimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Prandaj, ne ju ftojmë që të ndiqni kampanjën tonë dhe të bashkoheni me ne para dy ndërtesave, ku gjykatat e reja supozohet të vendosen:

  • Para objektit të ish-Jugobankës në Mitrovicën e Jugut duke filluar nga ora 11:00 deri më 11: 30
  • Para gjykatës së EULEX-it në Mitrovicën e Veriut duke filluar nga ora 12:00 deri më 12: 30

Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga National Center for State Courts(NCSC) për të mbështetur zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi. Nëpërmjet D4J, NCSC është duke i mobilizuar OSHC-të partnere për të vepruar si agjentë të ndryshimit për të nxitur llogaridhënie, transparencë dhe integritet në sektorin e drejtësisë. Për më shumë informata, shih: www.kerkodrejtesi.org


Të rinjtë

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD