CBM dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi


Community Building Mitrovica dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut gjatë ditës së sotme i intensifikuan dhe më tepër marrëdheniet me anë të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të menaxheres së programit për qeverisje të mire në CBM - Florentina Hajdari Hajra, përfaqësuesit të Ekipit Regjional të Monitorimit nga OJQ 7 Arte - Lulzim Hoti dhe Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut - Agim Bahtiri. Ky Memorandum u nënshkrua në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ me synim që të kontribuoj në vazhdimin e marrëdhenieve të mira dhe bashkëpunimit në mes të të lartëpërmendurve, dhe të ndikoj ne rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në nivel lokal.

‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ u mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe u bashkë-financua nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, Ambasada Mbretërore e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD