CBM DHE PARTNERËT NXISIN DIALOGUN NË MES TË INSTITUCIONEVE KOMUNALE DHE QYTETARËVE NË SKENDERAJ


Në bashkëpunim me Iniciativën Qytetare të Skenderajt, IQS pjesë e Ekipit Regjional te Monitorimit, Community Building Mitrovica ka realizuar debatin “Rëndësia e konsultimeve publike në planifikimin e politikave lokale”. Ky debat kishte për qëllim nxitjen e dialogut në mes të institucioneve komunale dhe qytetarëve, dhe u realizua në kuadër të projektit “Programi për zhvillim gjithëpërfshirës”, implementuar në bashkëpartneritet me UN-Habitat dhe Pax.

Në këtë debat, përveç OSHC-ve te ndryshme, mediave lokale dhe partnerëve të programit - të pranishëm ishin dhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt zt.Fadil Nura, Kryesuesi i K.K zt.Ismet Salihu, asambleistë dhe përfaqësues tjerë të ekzekutivit.

Përfaqësuesja e CBM-it, Florentina Hajrari Hajra prezantoiprogramin dhe komponentën e shoqërisëcivile në kuadër të saj. Më tej znj.Hajdari Hajra informoi të pranishmit mbi përfshirjen e organizatave lokale në këtë program, rëndesinë e mobilizimit qytetar në politikbërjen lokale, si dhe aktivitetet pasuese të programit qe do realizohen në bashkëpunimme Komunën e Skenderajt.

Në fjalën e tij, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt zt.Fadil Nura në linjë me qëllimin e organizimit të këtij debati dhe programit në tërësi, kërkoi mbështetje nga OSHC-të për ngritjen e pjesëmarrjes qytetare në debatet publike të cilat i organizon komuna. Ndërsa Kryesuesi i K.K të Skenderajt, zt.Ismet Salihu në adresimin e tij të pranishmëve potencoi se ‘’është në interes të komunës që sidomos gjatë draftimit të politikave të përfshijë sa më shumë qytetarë që është e mundur’’.

Në vazhdim dhe të pranishmit tjerë kontribuan në këtë debat, përderisa ndër rekomandimet kryesore që derivuan nga diskutimi janë:

  • Përdorimi i metodave më inovative për informimin e qytetarëve;
  • Mundësimi i pjesëmarrjes aktive të qytetarëve jo vetëm në konsultime, por dhe në vendimmarrje;
  • Të përfshihen në këtë proces grupe të ndryshme të interesit;
  • Takimet publike të mbahen në lokacione të ndryshme jo të kërkohet çdo herë që qytetarët të shkojnë në komunë;
  • Të gjenden mekanizma matës se sa komuna inkorporon nevojat e qytetarëve të adresuara në konsultime publike në politikat që kjo e fundit drafton dhe implementon;
  • Të organizohen konsultime në baza të rregullta;
  • Të iniciohet procesi i zgjedhjes së kryetareve të fshatrave dhe vendbanimeve, meqë në Skenderaj përfaqesuesit e tillë nuk janë zgjedhur për një kohë të gjatë, dhe pothuajse ky mekanizëm institucional nuk funksionon fare;

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD