CBM-I ME PARTNERË SHËNOJNË DITËN NDËRKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT


Sikurse në të gjithë globin, Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit u shënua edhe në Kosovë me një aksion simbolik në rrugë, i cili u bashkë-organizua nga Community Building Mitrovica me partnerët Ngo Aktiv, Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë dhe Qendrën Kombëtare për Gjykatat Shtetërore/National Center for State Courts (NCSC).

Ky aksion u realizua përmes vendosjes së disa tabelave me deklarata dhe premtime publike të zyrtarëve më të lartë shtetëror sa i përket korrupsionit dhe luftimit të tij, dhe një kubi në formë qelie që përfaqëson destinacionin për të gjithë personat të përfshirë në afera korruptive. Korrupsioni është një dukuri që paraqet kërcënim serioz i cili pengon zhvillimin ekonomik dhe social të të gjitha shoqërive, dhe ky aktivitet i realizuar sot kishte për qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në ndërmarrjen e masave kundër këtij fenomeni negative në Kosovë.Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shënohet çdo vit me datë 9 dhjetor, që nga miratimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit të datës 31 tetor 2003.

Pas aksionit rrugor, Oda e Avokatëve të Kosovës Oda (OAK) në bashkëpunim me Programin: Kërko Drejtësi (D4J), i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit/INL, organizoi Tryezën Qendrore të rrumbullakët, Bench Bar 2016 me temën ‘’Sistemi i Drejtësisë dhe Shoqëria Civile’ . Në këtë tryezë u diskutua lidhur qasjen në drejtësi dhe llogaridhënien në këtë sektor.

Programi: Kërko Drejtësi synon të zgjerojë burimet e informacionit bazuar në komunitet për qytetarët mbi të drejtat e tyre, luftimin e korrupsionit dhe mekanizimat që mbajnë sektorin e drejtësisë të përgjegjshëm. Community Building Mitrovica është një nga organizatat e shoqërisë civile të përfshira në zbatimin e programit D4J.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD