CBM dhe partnerët organizojnë vizitë studimore në Nish, Serbi


Community Building Mitrovica dhe partnerët organizuan vizitën e fundit studimore të kuadër të projektit “Promovimi i punësimit të të rinjve përmes partneritetit dhe bashkëpunimit’’. Tema e kësaj vizite, të VI-të me rradhë ishte “Mundësitë dhe sfidat e partneritetit publiko - privat” dhe u mbajt në Nish, Serbi.

Grupi i pjesëmarrësve ishte i përbërë nga përfaqësues të institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit. Për tre ditë në kuadër të takimeve dhe diskutimeve të ndryshme, grupi vizitoi Inkubatorin Deli, Davidova - 2, kompaninë “Frame” dhe ndoqi prezantimin e biznesit të ndërmarrjes “Tami Trade”.

Vizita studimore u ofroi mundësinë pjesëmarrësve të njhen me sfidat e partneritetit publiko-privat dhe të mësojnë më shumë lidhur me praktikat e mira në këtë drejtim.

Projekti ka për synim ndërtimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive lokale, sektorit të biznesit si dhe organizatave të shoqërisë civile nga 6 qytetet/komunat: Nish, Vranje, Leskovac, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren, për zgjidhjen e problemit të punësimit përmes shkëmbimit të ideve të reja kreative si dhe praktikave më të mira, si dhe përmes shfrytëzimit të dialogut shoqëror dhe mekanizmave të bashkëpunimit në nivel lokal.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD