CBM DHE PARTNERËT PROMOVOJNË PUNËSIMIN E TË RINJËVE


Në një tryezë të përbashkët të rrumbullakët, CBM me partnerët BFPE dhe PIPS prezantuan rezultatet dhe rekomandimet që kanë dalë nga zbatimi i projektit “Promovimi i punësimit të të rinjëve përmes partneritetit dhe bashkëpunimit’’.

 

Ky projekt është realizuar për dy vite në 6 qytete: Nish, Vranjë, Leskovc, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren, me qëllim kryesor rrjetëzimin mes institucioneve lokale, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile mbi punësimin e të rinjëve.

Si të gjetura kryesore të paraqitura në këtë tryezë, të përbashkëta për të gjitha rajonet ku është zbatuar projekti janë:

- Mungesa e statistikave të sakta mbi punësimin dhe papunësinë e të rinjëve;

- Investimet e pamjaftueshme në krijimin e vendeve të qëndrueshme dhe afatgjata të punës për të rinjtë;

- Mungesa e partneriteteve lokale në rritjen e punësimit të të rinjëve;

''Element tjetër i rëndësishëm që ndikon në punësimin apo më mirë të themi mospunësimin e të rinjëve në këto qytete është favorizimi në baza partiake politike '', - tha konsulentja e projektit, Aleksandra Vladisavljevic. Më tutje, znj Vladisavljevic përmendi se pjesë e projektit kanë qenë 40 pjesëmarrës nga Kosova dhe Serbia të cilët kanë pasur mundësinë të shkëmbejnë praktikat më të mira, të jenë pjesë e disa vizitave studimore dhe seminareve me qëllim për të dalë me ide të reja dhe alternativa për punësimin e të rinjëve.

''Në partneritet të suksesshëm me Community Building Mitrovica dhe PIPS ne kemi punuar për të promovuar punësimin e të rinjëve, ndërsa përmes këtij projekti regjional ne kemi pasur poashtu kemi arritur të krijojmë ura të bashkëpunimit dhe pajtimit'' - theksoi përfaqësuesi i Fondit të Beogradit për Ekselencë Politike Mr.Ɖorđe Popović.

Një çështje tjetër e trajtuar në tryezën e rrumbullakët ishte edhe një e gjetur shqetësuese sipas së cilës 30% e të rinjve nuk janë pjesë e asnjë institucioni të arsimit/edukativ por dhe as të punësuar.

Pas këtij eventi, një dokument i detajuar politikash mbi punësimin e të rinjëve do t'i dorëzohet të gjithë politikëbërësve dhe palëve të interesuara.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD