CBM PRIT NE TAKIM MINISTREN E DREJTËSISË DHURATA HOXHA


Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha vizitoi Community Building Mitrovica. Me këtë rast, znj.Hoxha u takua dhe bashkëbisedoi me përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare lokale të cilat punojnë me gratë, mbi të drejtën e grave për trashëgimi në Kosovë.

Në këtë takim Ministrja e Drejtësisë informoi të pranishmit për iniciativën e ndërmarrë nga ana e kësaj Ministrie me anë të së cilës gratë që kanë konteste pronësore të përfitojnë ndihmë juridike falas, dhe poashtu mbi lehtësirat që do të përfitojnë gratë në procesin e ndarjes së trashëgimisë.

Përfaqësuesja e CBM-it, Florentina Hajdari Hajra i vlerësoi këta hapa të ndërmarrë, përderisa gjatë takimit potencoi se ‘’ka nevojë dhe për politika tjera stimuluese në ngritjen e vetëdijes që gratë barabarsisht me burrat të kenë të drejtën e trashëgimisë’’. Rekomandime të tilla u propozuan dhe nga përfaqësuesit e OJQ-ve prezente.

Ky takim ishte mundësi e mirë që të ndahen përvojat e shoqërisë civile në Mitrovicë me Ministren e Drejtësisë, drejt avancimit të pozitës së gruas në familje dhe shoqëri.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD