CBM ORGANIZON TAKIMIN MUJOR ME EKIPIN MONITORUES TË RAJONIT TË MITROVICËS


Më 27 Janar, Community Building Mitrovica organizoi takimin mujor me Ekipin Monitorues të Rajonit të Mitrovicës, takim ky që u kryesua nga Florentina Hajdari Hajra(Menaxhere e Programit për Qeverisje të mirë në CBM) dhe Michael Warren nga organizata holandeze PAX. Anëtarët e EMRM-së u informuan mbi programin e ri të përbashkët në mes të UN Habitat, PAX dhe CBM të quajtur "Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në Kosovë".

Në këtë takim u diskutua më në detaje në lidhje me qëllimin, afatin kohor dhe burimet monetare të rezervuara për këtë program. Përfaqësuesja e CBM-it reflektoi mbi rolin e shoqërisë civile në kuadër të programit, si dhe përfshirjen e organizatave të EMRM-së në të.

Anëtarët EMRM-së u përgjigjën në mënyrë pozitive dhe shprehën gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje në programin e ri, pasi theksuan rëndësinë e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë me komunitetet,  e cila është paraparë në kuadër të këtij programi të ri.

"Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në Kosovë", është mbështetur nga Agjensioni Ndërkombëtar Suedezë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Sida.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD