CBM hap thirrjen për rekrutimin e studentëve për programin e mësimit të gjuhës angleze ‘’English Access Microscholarship Program'' në Mitrovicë


Ambasada e SHBA-ve në Kosovë dhe CBM, me kënaqësi shpallin të hapur konkursin për personat e moshës 19-25 vjeç, përmes së cilit ata do mësojnë gjuhën angleze falas, në kuadër Programit dy-vjeçar të quajtur ''English Access Scholarship Program'' (Access Program) të financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Access Programi ofron një mundësi për studentët e Kosovës, të mësojnë për kulturën amerikane dhe vlerat e saj, të thellojnë njohuritë e gjuhës angleze si dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në zhvillimin e shoqërisë.

Access Programi përfshin:

  • Orë të gjuhës angleze, dy here në javë nga dy orë
  • Orë të Informatikës, një orë në javë
  • Pjesëmarrje aktive dhe mundësi për student të përfshihen në diskutime, në shërbime publike si dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen me historinë amerikane, demokracinë, kulturën dhe vlerat, edukimin, çështjet gjinore, tolerancën ndër etnike, shoqërinë civile, ambientin, etj.
  • Seanca me të ftuar nga Ambasada Amerikane, OJQ-të lokale dhe sektorin privat
  • Seanca të udhëhequra nga persona që kanë gjuhë amtare anglishten
  • Seanca dhe aktivitete për zhvillimin personal, si dhe punëtori rreth zhvillimit profesional
  • Aktivitete të organizuara në shërbim të komunitetit

Access Programi mbulon të gjitha shpenzimet e shkollimit, të librave dhe transportit.

CBM bënë rekrutimin e studentëve nga MitrovicaVeri/Jug, Leposaviç, Skenderaj, Vushtrri, Zveçan dhe Zubin Potok.

Kohëzgjatja e programit është nga Tetori 2016 deri në Tetor 2018.

Mësimi fillon nga Tetori 2016,në dy lokacione, në Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën Jugore.

 

Për të aplikuar:

* Studentët duhet të kenë njohuri bazike të gjuhës angleze me që orët do mbahen duke filluar nga niveli mesatar.

* Studentët duhet të jenë të moshës 19-25 vjeç

* Për të aplikuar, plotësoni aplikacionin dhe dorëzoni tek zyret e CBM, ose përmes emailit info@cbmitrovica.org.

* Aplikacionet mund të mirren në zyret e CBM, adresa Isa Boletini 11-12 40000 Mitrovica

Për informata shtesë vizitoni faqen zyrtare www.cbmitrovica.org si dhe mund të na kontaktoni në

TEL: 028/530-335; +381 64/511-26-27

 

Aplikimi tashmë është i mbyllur.

 


Të rinjtëAccess program

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD