CBM organizoi takimin e parë me mentore në kuadër të projektit ‘’women start-ups"


Gjatë ditës së sotme në ambientet e Community Building Mitrovica u mbajt takimi i  parë në mes të kompanisë 'KO-Plan' dhe grave mentore në kuadër të projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. Takimi filloi me prezantimin e projektit ‘’woman start-ups’’,  grave mentore dhe kompanisë në fjalë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të diskutohet mbi mënyrat e punës së 'KO-Plan', dhe relacionit të grave mentore me gratë fillestare në biznes që do të mentorohen. Në takim u diskutua mbi platformën e mentorimit dhe parimet e punës të cilat duhet t’i përgjigjen në mënyrën më të mirë nevojave të pjesëmarrëseve të projektit që synojnë të aplikojnë për grante. Mentoret janë gra me përvojë në biznes, dhe ndërmarrësi. Rrjedhimisht u dakordua që këto të fundit të bashkëpunojnë dhe të ndajnë njohuritë e tyre në mënyrë që t’u ofrojnë grave fillestare në biznes mbështetjen më të mirë në të gjithë procesin e mentorimit.

Platforma e mentorimit synon të krijojë marrëdhënie ndërmjet mentoreve dhe grave që fillojnë biznes, në formë kolegiale përmes konsulencës në sektorë sektorë të ndryshëm që i takojnë spektrit të biznesit. Roli i CBM dhe ‘KO-Plan’ do të jetë i drejtuar në lehtësimin e procesit, dhe përshtatjes së grave mentore me gratë fillestare në biznes varësisht nga ideja e planit të biznesit dhe profilit të mentores përkatëse. Më tutje CBM dhe ‘KO-Plan’ do monitorojnë gjithë këtë proces.

Për plotësimin e nevojave të grave fillestare në biznes, një platformë elektronike(Web) do të lansohet, e cila do të shërbejë për lehtësimin e komunikimit në mes të grave mentore dhe grave fillestare në biznes, pjesë e projektit.

Afati i fundit për aplikim për grante, për gratë pjesëmarrëse në projekt është data: 18 Maj, 2016.

Projekt ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions, dhe është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD