100 Gra nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës morrën pjesë në trajnimet e organizuara nga CBM


Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ u organizua seti i fundit i trajnimeve mbi aftësitë dhe  marrëdhëniet në biznes. Në  gjithsejt katër sete të përbëra nga  8 sesione trajnuese , morrën pjesë 100 gra nga Veriu dhe Jug i Mitrovicës.

Këto trajnime u mbajtën nga ekspertë të biznesit  në fusha të ndryshme si : Menaxhimi i Financave;  Planifikim Biznesi ; Mobilizimi i fondeve; Marketing dhe Shitje.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte  mobilizimi  dhe fuqizimi i pjesëmarrësve me njohuri, udhëzime dhe mbështetje për fillimin dhe zhvillimin e start-up bizneseve dhe në këtë mënyrë të u mundësojë  pavarësinë ekonomike dhe poashtu të jenë  katalizator për rritjen e zhvillimit ekonomik në komunitetin ku jetojnë.

Ndërsa projekti si tërësi synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Veriut dhe Jugut të Mitrovicës përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet krijimit të ambientit të përshtatëshëm të biznesit  për gratë sipërmarrëse. Aktivitetet kryesore të projektit janë të drejtuara në përmirësimin e kapaciteteve të grave për të krijuar dhe drejtuar bizneset e tyre, dhënien e granteve për zhvillimin e produktit , mbështetjes të qëndrueshëm të grave sipërmarrëse në Veri dhe Jug të Mitrovicës përmes mentorimit, konsulencës  dhe platformës së internetit/webit.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD