UN-Habitat, PAX dhe Komuna e Vushtrrisë zyrtarisht filluan periudhën e re të bashkëpunimit në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe qeverisjes lokale


Me datë 31 tetor në hapësirat e Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku (Kryetar, Komuna e Vushtrrisë), znj. Gwendoline Mennetrier (Krye-këshilltare teknike, UN-Habitat) dhe znj. Florentina Hajdari (Menaxhere e Programit për Qeverisje të mirë në Community Building Mitrovica), nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.

Ky memorandum do të shërbejë si kornizë për nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjen e mirë përmes zhvillimit të planifikuar me komunitetet. Përmes këtij memorandumi të tri palët ranë dakord të bashkëpunojnë ngushtë dhe të kenë  fokus të veçantë forcimin e kapaciteteve të komunës dhe organizatave të shoqërisë civile në planifikim hapësinor dhe territorial, menaxhim si dhe çështje të qeverisjes lokale.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua me kënaqësi nga z. Bajram Mulaku, i cili tha se ky program i ri që do të zbatohet nga UN-Habitat dhe PAX së bashku me Community Building Mitrovica (CBM), do të jetë një mbështetje e madhe  për Departamentin e Urbanizmit në forcimin e kapaciteteve ekzistuese për proceset e ndryshme të planifikimit (hartën zonale, projektet e investimeve kapitale, etj). Znj. Florentina Hajdari Hajra(në emër të CBM) theksoi rolin e Community Building Mitrovica në rritjen e bashkëpunimit në mes të autoriteteve komunale, komuniteteve dhe shoqërisë civile.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD