CBM ofron konsulencë për gratë fillestare në biznes


Të mërkurën në hapësirat e CBM, 33 gratë përfituese të granteve, të ndara në dy grupe kishin mundësinë që të marrin pjesë në sesionin e konsulencës të mbajtur nga Qendra për Mbështetje të Bizneseve 'D&D' në fushën e marketingut dhe brandimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Në kuadër të këtij sesioni, gratë fillestare në biznes mësuan më tepër dhe shkëmbyen me konsulentët e 'D&D' në fushat e lartëpërmendura.

Ky sesion ishte i përbërë nga:

  • Prezantimi i projektit, respektivisht i shërbimeve të konsulencës dhe trajnimeve;
  • Analiza e profileve të biznesit, dhe situata aktuale e përfitueseve të granteve;
  • Analiza e nevojave për konsulencë/trajnime për gratë përfituese;

Seanca tjera të konsulencës do të zhvillohen në javët e ardhshme.

Prezantimi më i detajuar me platformën elektronike(website) ishte gjithashtu një ndër aktivitetet e zhvilluara me gratë përfituese në kuadër të këtij takimi. Me këtë rast ato u informuan më shumë në lidhje me rolin e  Web platformës dhe domosdoshmërinë e komunikimit mes grave mentore dhe grave përfituese të granteve. Zt.Marko Vukosavljevic – Administrator i Web-it në CBM ka asistuar në regjistrimin e parë të grave në 'Business Women Web Platform’, ndërsa më tej ka shpjeguar rëndësinë për gratë përfituese të jenë pjesë e kësaj platforme, në mënyrë që ato të mund të adresojnë çdo lloj çështje, pyetje apo shqetësime që mund të kenë grave mentore.

Projekti ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD