CBM:pjesë e grupit nga 4 kontinente, në programin IVLP në SHBA


Zëvendësdrejtori i CBM, Nemanja Nestorovic, kishte nderin të ishte pjesë e grupit të 'Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve (IVLP) të implementuar nga 'World Learning' dhe financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, për 3 javë fantastike në Uashington, Karolinë të Veriut, Iowa dhe New Mexico! IVLP është një program tre-javor, i fokusuar në çeshtjen 'Të Drejtat e Njeriut për Komunitetet e Margjinalizuara" dhe eksploroi tema të tilla si Lëvizja për të Drejtat Civile në SHBA, të pastrehët, zhvendosja e refugjatëve, drejtësia penale, reforma policore dhe varfëria së bashku me aksesin në kujdesin shëndetësor.



Grupi prej 21 pjesëmarrësish nga Evropa, Azia, Afrika dhe Karaibet, u takua me udhëheqës të të drejtave të njeriut, zyrtarë qeveritarë, profesorë, politikëbërës dhe drejtues të organizatave jofitimprurëse në të gjithë vendin. Programi trejavor synonte të bashkonte pjesëmarrësit nga e gjithë bota dhe homologët e tyre amerikanë për të ndarë praktikat më të mira në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër anëtarëve të komuniteteve të margjinalizuara, ndërtimin e kapaciteteve lokale për të dokumentuar abuzimet, reformimin e ligjeve dhe politikave diskriminuese dhe planifikimin e fushatave arsimore për të promovuar tolerancën dhe përfshirjen.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD