CBM priti në vizitë studentë nga Kolegji Universitar i Amsterdamit


Një grup studentësh nga  Kolegji Universitar i Amsterdamit  vizitoi Community Building Mitrovica me qëllim të njoftimit për së afër me jetën e qytetarëve të Mitrovicës dhe punën e CBM-it në një qytet të ndarë.Studentët që i takonin fushave të ndryshme si shkencat politike dhe shkenca juridike ishin të interesuar të mësonin më tepër për projektet e CBM-it, sfidat dhe poashtu historitë personale të personelit në CBM.

Ata u pritën nga stafi i CBM-it,  të cilët ishin të gatshëm t’i shërbejnë me të gjitha informacionet e kërkuara në lidhje me situatën politike dhe sociale në Mitrovicë dhe impaktin e punës së CBM në këtë ambient. Studentët poshtu patën mundësinë që të diskutojnë për çështje të ndryshme të sferës së interesit të tyre, dhe të shkëmbejnë opinione mbi situatën momentale në Kosovë.

Në fund të kësaj vizitë, mysafirët shprehën mirënjohjen e tyre ndaj stafit të CBM-it për mikëpritjen e ngrohtë.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD