CBM me partnerët ndihmon zhvillimin ekonomik në Mitrovicë


Organizata joqeveritare ‘Community Building Mitrovica’ në kuadër të projektit “Zhvillimi i biznesit në Veriun e Kosovës” mbështetur nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, dhe në bashkëpunim me OJQ ‘D&G Solutions’ bënë hapjen e lokaleve/zyreve të reja në kuadër të projektit ‘’Zhvillimi i biznesit në Veriun e Kosovës’’ , projekt ky i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.
Ceremonia e inagurimit u zhvillua në lokalet e BAF në Veriun e Mitrovicës ku të pranishëm ishin përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë dhe institucioneve lokale e qëndrore, poashtu dhe partnerë tjerë.



‘’Jam i lumtur që gjendem në mesin tuaj me rastin e ceremonisë së hapjes të kësaj zyre e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës dhe banorëve që jetojnë në këtë regjion.Zyra e Bashkimit Europian ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë organizatat e ndryshme që veprojnë në këtë pjesë të Kosovës.E rëndesishme është se tashmë kjo zyre do u shërbejë të gjithë atyre që dëshirojnë dhe kanë ambicie të hapin biznes, përmes sesioneve të ndryshme të konsulencës dhe formave tjera të nevojshme mbështetëse.Jemi të nderuar të jemi pjesë kësaj iniciative, ‘’ – u shpreh Christof Stock, shef i Operimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

Në emër të organizatorëve Zt.Dragan Tomic iu drejtua të pranishmëve : ‘’Kemi një gamë të gjërë të trajnimeve dhe pako të tëra konsulence për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë biznese.Përveq kësaj në kuadër të këtij projekti zhvillohet dhe kontesti për planin më të mirë të biznesit, në kuadër të cilit është ndarë .një pjesë e buxhetit që do të ipet në formë të granteve për fituesit’’.

Qëllimi kryesor i projektit ‘’ Zhvillimi i biznesit në Veriun e Kosovës’’ është që rrisë zhvillimin socio-ekonomik, të mbeshtesë bizneset lokale dhe poashtu të ndikoj në përshpejtimin e krijimit të vendeve të reja të punës.Ky projekt ndër të tjera ka synim që të nxisë ndërmarrësinë dhe të kontriboj pozitivisht në integrimin e grave dhe të rinjëve në tregun e punës në regjionin e Mitrovicës dhe komunave përreth.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD