Community Building Mitrovica organizoi debat publik në bashkëpunim me OJQ 'Santa Marija'


Community Building Mitrovica dhe OJQ ‘Santa Marija’ një prej organizatave përfitueseve në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, organizuan debatin e dytë publik mbi procesin e monitorimit të Departamentit të Kulturës Rinisë dhe Sportit të Komunës së Zveçanit me temë: "Të rinjët në veprim, të rinjët prijnë'’.

Disa nga pjesëmarrësit në këtë debat ishin implementuesit e këtij projekti, anëtarë të qendrave të ndryshme kulturore dhe sportive që operojnë në Komunën e Zveçanit, dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile dhe të të  rinjve.

Disa nga pjesëmarrësit në këtë debat ishin implementuesit e këtij projekti, anëtarë të qendrave të ndryshme kulturore dhe sportive që operojnë në Komunën e Zveçanit, dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile dhe të të  rinjve.

Zt. Milivoje Raicevic, përfaqësues i CBM, bëri hapjen e debatit në kuadër të të cilit prezantoi shkurtër projektin ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, si dhe moderoi tryezën e rrumbullakët. Për më shumë detaje në lidhje me iniciativen "Të rinjët në veprim, të rinjët prijnë'’, si pjesë e të cilit u organizua ky debat, fjalën e mori Znj.Jelena Kasalovic, përfaqësuese e OJQ ‘Santa Marija’.

Znj.Kasalovic foli për rezultatet e procesit të monitorimit, ndërsa si shqetësim kryesor sa i përket depertamentit që është monitoruar, potencoi pjesën e financave dhe faktin se sa mjete janë investuar në të vërtetë në këtë departament dhe për çështjet rinore në këtë komunë. Pasi që kjo OJQ ka bërë edhe monitorimin  e Kuvendit Komunal, poashtu ka dorëzuar rekomandimet e saj mbi çështjet rinore. Ndër të tjera si rekomandim është adresuar nevoja për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen në mes të shoqërisë civile dhe kësaj Komune.

Kjo tryezë u organizua si pjesë projektit: "Të rinjët në veprim, të rinjët prijnë'’ - në kuadër të projektit: ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’, - projekt ky i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, bashkë-financuar nga Agjensioni Austriake për Zhvillim, Ambasada e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT, ndërsa implementohet nga Community Building Mitrovica dhe Koalicioni për Burime Rini dhe Media.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD