STUDENTËT E PROGRAMIT EUROPIAN PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE DEMOKRATIZIM VIZITUAN CBM-IN


Një grup prej 20 studentëve të Programit Master Europian në të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim vizituan Community Building Mitrovica. Grupi u prit nga përfaqësuesit e CBM-it, Florentina Hajdari Hajra dhe Milos Golubovic. Ata prezantuan punën e CBM në sferën e ndërtimit të paqes dhe pajtimit.

Studentët ishin të interesuar për të marrë informata mbi gjendjen e përgjithshme sociale dhe politike në Mitrovicë, dhe bënë pyetje nga një larmi e gjerë temash si: zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, bashkëpunimit multi-etnike dhe rëndësisë së shoqërisë civile për ndërtimin e komunitetit në një rajon ende të brishtë.

Në mbyllje të kësaj vizite interaktive, studentët u ndanë nga ambientet e CBM-it me mendimin pozitiv në raport me punën e kësaj organizate në drejtim të fuqizimit të  komuniteteve në rajonin e Mitrovicës.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD