Të gjithë në Mitrovicë të ndikuar nga politika.


Të gjithë në Mitrovicë të ndikuar nga politika.


E hënë, 22 Janar, një grup prej 20 studentësh ngaUniversitet i iVienes vizituan CBM qëtë informohen rreth punës, aktiviteteve të CBM dhe për jetën në qytetin e Mitrovicës në përgjithësi. Ata u takuan me drejtoreshën e CBM Znj. Aferdita Sylaj Shehu dhe me menaxherin e projekteve të CBM Z. Milos Golubovic.


Të ftuarit ishin kurreshtarë të dëgjonin se kur dhe si filloi ngritja e CBM, bashkëpunëtorët e CBM, qëllimi, misioni dhe planet në të ardhmen.
Drejtoresha e CBM filloi prezentimin duke siguruar informacione në lidhje me CBM.
Përveç kësaj, studentët kishin pyetje të shumta në lidhje me komunitetet para dhe pas luftës, si ishte para luftës, a jetonin ata në paqe, a janë njerëzit që jetojnë në jug të sigurt për të shkuar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe anasjelltas, a është qyteti i prekur nga politika, a janë policia duke punuar për apo kundër komuniteteve specifike.

Znj Sylaj Shehu nën të tjera, tha se çdo gjë në Mitrovicë është e prekur nga politika, çdo gjë është e politizuar dhe njerëzit nuk mund të shpëtojnë prej saj. Ajo gjithashtu përmendi punën e qeverive në Kosovë dhe Serbi që nuk po bëjnë sa duhet për të zbatuar marrëveshjet dhe per ta stabilizuar situatën që njerëzit të kenë jetë më të mirë.

Ajo me mbështetjen e zotit Golubovic vazhdoi me shpjegimin se CBM po punon për të mirën e komuniteteve dhe përpiqet të sjellë njerëzit së bashku, me staf të përkushtuar të përbërë nga serbë dhe shqiptarë. Ata folën për mënyrën se si stafi i CBM mund të diskutojë çështje të ndryshme, të pajtohen dhe të mos pajtohen, por ende mund të punojnë së bashku dhe të shërbejnë si shembull për të tjerët.

Takimi përfundoi, me vlerësimin e nxënësve për prezantimin dhe falënderimin e  stafit për informata të rëndësishme për situatën në Mitrovicë dhe në rajon, e cila do të jetë e dobishme për studimet dhe punën e tyre në të ardhmen.


Të rinjtë

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD