Urime Dita ndërkombëtare e vullnetarëve!


Community Building Mitrovica dhe Caritas Kosova organizuan panairin për vullnetarë në mënyrë që të shënojnë 5 dhjetorin – Ditën ndërkombëtare të vullnetarëve – si dhe të festojnë kontributin e vullnetarëve për komunitetin. Tetëmbëdhjetë organizata nga Mitrovica morën pjesë në panair, së bashku me më shumë se gjashtëdhjetë vullnetarë. Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, në fjalën e tij të rastit tha se është shumë i kënaqur që sheh kaq shumë të rinjë dhe përfaqësues nga shumë organizata të përfshirë në vullnetarizëm dhe shërbime ndaj komunitetit.

Vizitorët e panairit patën mundësinë që të takohen me organizatat veç e veç si dhe me vullnetarët e tyre duke mësuar kështu më shumë për aktivitetet dhe mundësitë për angazhimin e vullnetarëve. Panairi poashtu përfshiu punëtoritë kreative dhe programin argëtues.

Dëshirojmë që të falënderojmë të gjithë vullnetarët e Mitrovicës për shërbimin e tyre si dhe kontributin në drejtim të ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit.

 

 


LidhjetTë rinjtëKultura

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD