PËRFSHIRJA E GRAVE NË BIZNES KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN EKONOMIK NË MITROVICË


Community Building Mitrovica dhe D & G Solutions organizuan konferencën ‘Gratë në biznes’ në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’. Në këtë konferencë që u shënua nga diskutimet inkurajuese u prezantuan të arriturat e projektit që kanë rezultuar në fuqizimin ekonomik të grave në Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut.

Disa nga përfaqësuesit e lartë të institucioneve lokale dhe qendrore që morën pjesë në këtë konferencë ishin: Safet Kamberi - nënkryetari i komunës të Mitrovicës së Jugut, Adrijana Hodzic – zyrtare ekzekutive për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Rita Hajzeraj Beqaj – zëvendësministre e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale dhe Besa Zogaj Gashi – zëvendësministre e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.

"Gjatë dy viteve të zbatimit të këtij projekti 100 gra nga Mitrovica e Veriut dhe Jugut kanë avancuar aftësitë e tyre në biznes duke ndjekur trajnimet e organizuara nga CBM. 50 prej tyre kanë përfituar gjithashtu mbështetje në shkrimin e planit të biznesit dhe jo vetëm përmes platformës së mentorëve, ndërsa janë ndarë grante për 33 gra në shumën totale prej më shumë se 112,000.00 euro '' - tha kordinatori i projektit Kenan Beqiri në fjalën e tij hapëse të konferencës. Ai gjithashtu përmendi faktin se të paktën 20 gra që kanë marrë pjesë në këtë projekt kanë arritur të vetëpunësohen falë kësaj mbështetje.

Ky event ishte i përbërë nga dy panele të folësve që diskutuan mbi mbështetjen institucionale për gratë në biznes dhe gjithashtu për sfidat dhe mundësitë me të cilat ato përballen në këtë fushë.

Në fjalën e tij nënkryetari i komunës të Mitrovicës së Jugut, Safet Kamberi - falenderoi CBM-in për zbatimin e këtij projekti dhe bashkëpunimin e mirë me komunën si një ndër partnerët.''Konsideroj se projektet e tilla kanë rëndësi të madhe pasi krijojnë mundësi për gratë të bëhen pjesë e zhvillimit ekonomik'', - tha zt. Kamberi, ndërsa zyrtarja kryesore ekzekutive për komunën e Mitrovicës së Veriut - Adrijana Hodzic - inkurajoi të gjitha gratë që të përpiqen dhe të punojnë edhe më shumë, dhe poashtu bëri thirrje për gratë që të mbështesin gratë. Në fjalën e tyre drejtuar audiencës Rita Hajzeraj Beqaj - zëvendësministre e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Besa Zogaj Gashi - zëvendësministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përgëzuan CBM-in për zbatimin e projektit dhe prezantuan punën që këto ministri janë duke bërë drejt fuqizimit ekonomik të grave.

Në kuadër të këtij eventi, një dokumentar me storiet e grave përfituese të granteve u shfaq për të pranishmit.

Konferenca ‘Gratë në biznes’ u organizua në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug’’, që implementohet nga Community Building Mitrovica në partneritet me D&G Solutions, dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Fondacioni MOTT dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD