Ngritja e potencialit të grave fillestare në biznes përmes konsulencës


Mitrovicë 05.08.2016: Gjatë kësaj jave Community Building Mitrovica organizoi seanca të konsulencës për përfitueset e granteve në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’. Këto seanca janë mbajtur në ambientet e Community Building Mitrovica dhe në sallën e Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Jugut nga ana e konsulentëve me përvojë.

33 përfitueset e granteve kanë marrë pjesë në këto seanca të konsulencës që synojnë mobilizimin e aftësive të tyre në fusha të biznesit si: marketing të produkteve dhe shërbimeve, krijimin e markës menaxhimin e burimeve njerëzore, etj. Gjatë sesioneve të punës është vënë në pah rëndësia e vazhdimit të mbështetjes së grave sipërmarrëse në mënyrë që të realizohet në tërsi potenciali i tyre dhe aftësive të nevojshme për të drejtuar biznes.

Këto seanca të konslencës do të vazhdojnë dhe gjatë javës së ardhshme.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD