Sesion informues - "Mjedisi i biznesit mbështetës përgratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës


Community Building Mitrovica ka kënaqësinë t’i ftoj mediat që të marrin pjesë në sesionin informues në lidhje me fillimin e projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’. Sesioni informues do të mbahet në Restorantin Vivianit në Mitrovicën e Jugut më 11 mars 2015 duke filluar në orën 10:30.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Programit për Zhvillim Rajonal të BE-së. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në partneritet me D&G Solutions.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë për përmirësim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të veriut dhe jugut të Mitrovicës,përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat, nëpërmjet krijimit të ambientit mbështetës të biznesit për gratë sipërmarrëse të cilat fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës. Aktivitetet kryesore të projektit janë adresuar në përmirësimin e kapaciteteve të grave për të arritur sukses në drejtimin e bizneseve të tyre, ofrimin e nën-granteve për zhvillimin e produktit/zhvillimin e shërbimeve për gratë sipërmarrëse që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës si dhe zhvillimin e mekanizmit për sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme të grave sipërmarrëse në veri dhe jug të Mitrovicës përmes mentorimit, këshillimit dhe mbështetjes nëpërmes webplatformës në internet.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD