Vend i lire pune – Koordinator i projektit (nje pozite)


Detajet e vendit të lirë të punës:

• Data e njoftimit: 03.04.2018

• Numri i aplikacionit: CBM / PC / 2018-01-BSRC

• Titulli i punës: Koordinator i projektit

• Vendi i punës: Regjioni i Mitrovicës

• Kohëzgjatja: 34 Muaj

• Orari i punës: Orari i plotë (40 orë në javë)

• Afati i fundit për aplikim: 15.04.2018

 

Të dhëna të përgjithshme:

Community Building Mitrovica (CBM) është një organizatë joqeveritare lokale (OJQ), aktive që nga muaji mars i vitit 2001 në rajonin e Mitrovicës që mbulon të shtatë komunat: Mitrovicë jug, Mitrovicë veri, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan. CBM është një organizatë ndëretnike që identifikon, inkurajon dhe lehtëson veprimet e përbashkëta të qytetarëve në rajonin e Mitrovicës me qëllim të promovimit të bashkëpunimit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike.

Koordinatori i projektit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e Mbikeqyresit të projektit në zbatimin e aktiviteteve të Programit  trevjeçar të konzorciumit, të implementuar së bashku nga CBM-ja, Mundësia dhe Open Data Kosovo. Kandidati/ja ideal/e ka treguar aftësi në implementimin e projekteve të mëdha dhe të mesme qoftë me organizata vendore apo ndërkombëtare; shkathtësi analitike; aftësi të komunikimit; të jetë i/e organizuar; i/e adaptuar në situata të ndryshme dhe të jetë në gjendje të ndajë detyrat prioritare gjatë punës si individ i pavarur.

Përshkrimi i punës:

• Koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit;

• Menaxhon komunikimin brenda projektit, personi kyç në mes të projektit, CBM-it dhe partnerëve;

• Ndihmon Menaxherin e konzorciumit rreth mbledhjes së fondeve dhe ruajtjen e marrëdhënieve me donatorët

• Menaxhon marketingun për projektin dhe aktivitetet e tij, siguron sponsorizime dhe mbështetje të tjera sipas nevojës,

• Përpilon raporte të shkruara dhe administratën tek Menaxheri i konzorciumit dhe Drejtorit ekzekutiv të CBM-së për aktivitetet e rregullta të projektit;

• Identifikon rreziqet për zbatimin e projektit, dhe përcjell këto rreziqe tek Menaxheri i  konzorciumit dhe tek palët tjera të përfshira dhe harton dhe strategjinë e menaxhimit të rrezikut;

• Kur është e nevojshme apo kërkohet komunikon zhvillimet e projektit për të gjithë akterët, veçanërisht tek organizatat partnere dhe donatorët;

• Sipas nevojës organizon dhe merr pjesë në mbledhjet e projektit;

• Përfaqëson projektin në media, autoritetet lokale dhe palët e treta kur kërkohet nga Menaxheri i konzorciumit;

• Përfaqëson projektin tek organizatat e tjera sipas nevojës;

• Ndihmon në hartimin dhe përpilimin e raporteve të shkruara/narrative dhe financiare në CBM, kryesisht për donatorin;

• Detyra të tjera teknike sipas nevojës

Kërkesat:

• Minimumi tre vjet përvojë pune në projekte të mëdha dhe të mesme në sektorët e zhvillimit të komunitetit në nivel lokal apo ndërkombëtar

• Njohuri e mirë e dinamikave sociale dhe politike në Kosovë, kontakte të gjera me shoqërinë civile, akterët e komunitetit dhe institucionet vendore në rajon (reputacion për të punuar si i/e pavarur dhe me neutralitetin politik)

• Shkathtësi analitike,

• Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme nën presion dhe si anëtar i një rrethi të gjerë dhe të larmishëm

• Shkathtësitë e komunikimit profesional, si në të shkruar ashtu edhe në të folur

• Diplomë universitare e njohur, e dëshirueshme në një fushë përkatëse

• Shkathtësi në gjuhën angleze dhe shqipe; njohja e gjuhës serbe është një vlerë

 

Informacion shtesë:

• Do të merren parasysh vetëm aplikacionet e kompletuara

• Do të kontaktohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@cbmitrovica.org:

• Curriculum Vitae;

• Letër motivuese (duke specifikuar, kualifikimet tuaja përkatëse për këtë pozitë specifike dhe motivimi juaj për të punuar në Community Building Mitrovica);

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

Ju lutemi përdorni "Koordinatorin e Projektit - Aplikimi" si subjekt të emailit tuaj.

Afati i fundit për aplikim është 15 prill 2018.


Të rinjtëTë tjerët

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD