'Drejtësi pa pajtim': Seminari Ndërkombëtar për të rinj mbi krimet e luftës dhe gjykimet


Cikli i tretë i seminarit ndërkombëtar "Drejtësi pa pajtimin’ mblodhi  20 të rinj nga Franca, Gjermania, Kosova dhe Serbia dhe u ofroi atyre mundësinë për të mësuar dhe për të diskutuar rolin e gjykatave dhe mekanizmave mbi ballafaqimin me të kaluarën, në drejtim të arritjes së pajtimit në vendet e post-konfliktuoze. Faza e tretë e seminarit e organizuar në Kosovë dhe Serbi nga 25.10 – 02.11.2016 konsistoi në vizita të ndryshme në terren, prezantime dhe diskutime me ekspertë, gjyqtarë dhe të mbijetuarit e luftës së fundit në Kosovë.

  

Disa nga pikat kulminante të pjesës së seminarit të mbajtur në Serbi ishin: vizita në ish-kampin e përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore – ‘Staro Sajmiste'; takimi me gjyqtarët e Departamentit për Krime të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd; diskutimi me Natasha Kandiq (Nisma KOMRA) mbi rolin e shoqërisë civile në ndjekjen penale të krimeve të luftës, dhe vizita në Batajnicë, ku në vitin 2001 - ishte zbuluar varreza masive me trupat e civilëve shqiptarë të vrarë në vitin 1999 në Kosovë.

Pjesa e dytë e këtij seminari ndërkombëtar u zhvillua në Kosovë. Grupi i të rinjëve u takua me të mbijetuarit e luftës së vitit 1999: Saranda Bogujevcin, e mbijetuar e masakrës së Podujevës dhe bashkëautore e ekspozitës "Bogujevci - një histori vizuale"; Gramos Berishën, i mbijetuari i masakrës së 48 - anëtarëve të familjes Berisha; Lush Krasniqi, dëshmitar i ndarjes dhe i largimit të familjes së tij(masakra e Mejës). Në kuadër të seminarit pjesëmarrësit poashtu u takuan dhe me Zoran Ćirković, përfaqësues i fshatit Grackë e Vjetër, lidhur me masakrën e korrikut të vitit 1999.

Dy ciklet e para të seminarit ndërkombëtar të të rinjve për krime të luftës dhe gjykime, u organizuan në Gjermani, Holandë dhe Francë, ku pjesëmarrësit mësuan më shumë në lidhje me implikimet juridike, politike dhe shoqërore të gjykimeve të krimeve të luftës në Evropë që nga viti 1945.

Seminari 'Drejtësi pa pajtim' është organizuar nga Community Building Mitrovica, Max Mannheimer Studienzentrum Dahau, ALTEA Francë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut  - Serbi, Fondi për të Drejtën Humanitare - Kosovë dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane. Projekti është pjesë e Nismës së Evropës Juglindore të Zyrës Rinore Franko-Gjermane (FGYO), e cila ka bërë financimin e  projektit.

 

 


MinoritetetTë tjerët

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD