Takimi i MRMT-së


Të martën, më 11 korrik, CBM mbajti një takim MRMT në zyrën e Nismës së Re Sociale në Mitrovicën veriore. Pjesëmarrësit diskutuan mbi Fondin katalitik të shoqërisë civile (CSCF), grantet e përfituara si dhe kriteret e përzgjedhjes të përdorura në raundin e parë. CBM poashtu shtroj si diskutim mësimet e nxjerra dhe informoi pjesëmarrësit se raundi i ardhshëm do të përfshijë një seancë të gjatë info/ trajnimit për të siguruar cilësi të informimit si dhe të informojë të gjitha OJQ-të e interesuara në lidhje me kriteret e përzgjedhjes, si dhe hapat e nevojshme për të krijuar një projekt propozim të cilësor.
Për më tepër, është arritur dakordimi që bashkëpunimi i OJQ-ve duhet të formalizohet dhe të jetë i efektshëm në mënyrë që të ekzistojë një kanal i qartë i komunikimit. Disa nga anëtarët e MRMT sugjeruan që një grup i MRMT-së në Facebook duhet të krijohet në mënyrë që të krijoj një mjedis transparent dhe gjithëpërfshirës për bashkëpunim.
Derisa është arritur edhe pajtimi që pjesëmarrësit duhet të shqyrtojnë dokumentin e Strategjisë Sektoriale, të hartuar në vitin 2017 nga grupi punues i MRMT-së dhe ta përdorin të njëjtin si udhëzues për projekt propozime dhe të sigurojnë informata kthyese (feedback) në rast se ka diçka e që do të duhej të shtohej në strategji.


Qeverisje të mirë

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD