AMBASADORI i Norvegjisë Në Kosovë TAKON Shoqërinë CIVILE Në Mitrovicë


Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Zt.Strand Sjaastad vizitoi CBM-in dhe u takua me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Mitrovicë. Me këtë rast  Zt.Sjaastad shprehu interesin e tij që të dijë më shumë për projektet dhe punën e shoqërisë civile, si dhe në përgjithësi për situatën në Mitrovicë.

 

Menaxherja e programit për qeverisje të mirë në Community Building Mitrovca, Znj.Florentina Hajdari Hajra prezantoi punën e CBM-it, dhe i adresoi sfidat kryesore të sektorit civil në rajonin e Mitrovicës. Ndër temat e ndryshme që u diskutuan, veqanerisht u theksua nevoja e qytetarëve e sidomos të rinjëve nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës për të mësuar dhe për të komunikuar në gjuhët lokale (shqip dhe serbisht). Ky takim ishte një mundësi e mirë për bashkëbisedim të hapur me qëllim që të njoftohet për së afërmi Ambasadori Sjaastad mbi disa nga çështjet dhe shqetësimet me të cilat përballen organizatat joqeveritare që operojnë në rajonin e Mitrovicës. Ambasadori përgëzoi përfaqësuesit e OJQ-ve të ndryshme për punën dhe angazhimin e tyre drejt ndërtimit të komunitetit dhe zhvillimit të Mitrovicës.

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD