U bë lansimi i projektit ‘’Rinia ju vëzhgon'' mbështetur nga Community Building Mitrovica


Në kuadër të thirrjes për projekt propozime ''Monitorimi i institucioneve lokale, Lobim dhe Avokim'' të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ - Lëvizja Koha ishte një nga OJQ-të përfituese të granteve, dhe sot zyrtarisht bëri hapjen e projektit ''Rinia ju vëzhgon''.

Të pranishëm në hapjen e projektit që  do të zbatohet deri në shkurt ishin përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave të ndryshme rinore, grupeve  tjera jo-formale dhe zyrtari i projektit ''Shoqëria civile po ju vëzhgon'' -  Milivoje Raicevic.

Projekti ''Rinia ju vëzhgon '' do të implementohet në qytetin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë dhe konsiston në monitorimin e Kuvendeve Komunale, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorisë për Arsim të këtyre dy Komunave respektive. Në fund të monitorimit Lëvizja KOHA do të dale me raporte të cilat kanë për qëllim të informojnë qytetarët për çështjet që kanë të bëjnë sidomos me të rinjtë, të identifikuara nga procesi i monitorimit dhe rrjedhimisht  të vë presion mbi autoritetet lokale për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe prioritetizim të rinisë.

‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ - mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe bashkë-financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, Ambasada Mbretërore e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD