Komunikatë për media : Takim sensibilizues me gratë pjesëmarrëse të projektit ‘’Mjedisi mbështetës i biznesit për gratë fillestare në biznes në Mitrovicë Veri dhe Jug”


Community Building Mitrovica organizoi takim sensibilizues me pjesëmarrëset e projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’. Në këtë aktivitet që u mbajt në hapësirat e Agjencionit Rajonal për Zhvillim morrën pjesë rreth 70 gra nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës.

Qëllimi i këtij sesioni informues ishte t’i informojë pjesëmarrëset e këtij projekti për aktivitetet që do implementohen në vazhdim dhe për procesin e aplikimit për grante. E pranishme në këtë event  nga Komuna e Mitrovicës së Jugut ishte Znj.Florje Ibishi, e cila informoi audiencën mbi procedurat dhe dokumentet e nevojshme  për të regjistruar biznes. Znj.Ibishi i inkurajoi pjesëmarrëset që t’i shfrytëzojnë mundësitë që i ofron ky projekt dhe poashtu shprehu gadishmërinë e saj që t’i mbështesë ato në procesin e regjistrimit të biznesit. Zt.Dzemil Huseinovic dhe Zt.Milos Golubovic, kordinator respektivisht asistent i projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ – informuan audiencën mbi aktivitetet e ardhshme dhe poashtu u përgjigjën pyetjeve  dhe paqartësive të ndryshme që lidhen me procesin e aplikimit për biznes plane, kriteret mbi përzgjedhjen e biznes planeve, platformën e mentorshipit, etj.

Projekti ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’ është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD