KOMUNIKATË PËR MEDIA - VOTO DHE VËZHGO: ZGJEDHJET 2017


Zgjedhjet e lira dhe qeveritë e zgjedhura në formë demokratike janë dy shtylla të rëndësishme të një shoqërie të hapur. Që nga zgjedhjet e para të pasluftës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka mbështetur iniciativa të ndryshme drejt përmbushjes së këtyre vlerave në Kosovë. Për herë të parë në zgjedhjet e 2013-ës, qytetarët e Kosovës e patën mundësinë që të jenë edhe vëzhgues, me ç’rast dërguan rreth 12,000 SMS, derisa në zgjedhjet e 2014-ës numri i SMS-ve u rrit në 15,000 sish, me raportime të parregullsive eventuale të procesit zgjedhor.

Edhe në zgjedhjet e parakohshme të 2017-ës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, këtë herë në bashkëpunim me Institutin Columbus, përsëri nis fushatën “Voto dhe Vëzhgo” dhe fton qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi që shohin gjatë ditës së votimit, duke dërguar SMS falas në numrin 500 88. Përfshirja e qytetarëve në këtë proces është jetike dhe është një garanci për të arritur standardet më të larta demokratike në proceset zgjedhore.

Zhvillimi dhe implementimi i zgjidhjes teknike është bërë nga kompania telekomunikuese IPKO. KFOS falënderon IPKO-n për mbështetjen e plotë teknike për Voto dhe Vëzhgo, ndërsa poashtu falenderon edhe operatorët tjerë mobilë, Vala dhe Z Mobile për përkrahjen që ia kanë dhënë fushatës, duke ofruar shërbimet e tyre falas, si dhe të gjithë partnerët e tjerë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë fushatë, duke e ndihmuar kështu demokracinë në vend.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD