Studentët e Programit Access, pritën në vizitë Zt.George Chinnery – Zyrtar Rajonal për Gjuhë Angleze


Në përputhje me programin mësimor, Access Program priti në orë mësimore  Zt.George Chinnery - Zyrtar Rajonal i Gjuhës Angleze(RELO) për Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe përfaqësues tjerë të Ambasadës Amerikane në Kosovë Zt.Mark Naylor – Zyrtar për Cështje Publike dhe Znj.Remzije Potoku – Zyrtare për Cështje Kulturore pranë Zyrës për Edukim.

Ora mësimore filloi me prezantimin e studentëve dhe mysafirëve, dhe vazhdoi me ligjerata dhe aktivitete tjera të përgaditura nga profesorët.

Gjatë kësaj ore të përbashkët mësimore të studentëve nga të dy anët e qytetit të Mitrovicës, këta të fundit patën rastin që të ndajnë njohuritë, eksperiencat dhe pritjet e tyre për të ardhmen me Zt.Chinnery. Kjo klasë mësimore ishte një mundësi e radhës për studentët e Programit Access të mësojnë së bashku, t’i përforcojnë shoqëritë që kanë krijuar dhe të diskutojnë për cështje të ndryshme që janë objekt i interesimit të tyre me Zyrtarin Rajonal të Gjuhës Angleze.

Programi për mësim të gjuhës angleze Access Microscolarship mbështetet nga Byroja për Cështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.


Të rinjtëAccess program

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD