Takim i organizuar nga zyra rajonale me fokus grup


Community Building Mitrovica dhe Platforma CiviKos organizuan sot takimin e dytë me fokus grup të përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale. Në këtë takim u diskutua për nevojat dhe gjendjen aktuale të organizatave të shoqërisë civile në Mitrovicë. Znj.Mimoza Murati, përfaqësuese e CiviKos bëri e hapjen e takimit, me që rast prezantoi Platformën CiviKos, dhe foli për qëllimin e zyrave rajonale. Ky aktivitet startoi me tre pyetje të parashtruara nga ana e organizatorëve: Çfarë mendojnë përfaqësuesit e OJQ-ve për gjendjen aktuale të shoqërisë civile në rajonin e Mitrovicës? Cili është niveli i zhvillimit të shoqërisë civile? Sa është shoqëria civile e përfshirë në procesin e vendim-marrjes?

Mbi  gjendjen e shoqërisë civile në rajonin e Mitrovicës, Lulzim Hoti përfaqësuesi OJQ '7 Arte' adresoi çështjen e paqëndrueshmërisë ekonomike në këtë sektor si një nga shqetësimet më të mëdha. Më tutje diskutimi ishte i fokusuar në çështje të ndryshme, si: rënia e interesit për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme dhe zbehjen e aktivitetit OJQ-ve, mungesën e fondeve, mungesën e objekteve, nevojën për ngritjen e kapaciteteve, alokimin e fondeve shtesë për OJQ-të që operojnë në Mitrovicën e Veriut e të cilat shpien në zhvillimin jo proporcional të këtij sektori në mes të Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut – problematika këto, të cilat  u adresuan nga  pjesëmarrësit. Në anën tjetër përfaqësuesit e institucioneve lokale shprehën gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar, ndërsa edhe këta të fundit gjithashtu theksuan mungesën e fondeve si arsyen kryesore në ngecjen e mbështetjes së sektorit të shoqërisë civile më shumë.

Zt. Hajriz Koci, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt në fjalën e tij përmendi faktin se në Skenderaj organizatat e ndryshme rinore janë mbështetur, por në të njejtën kohë shprehu shqetësimin e tij për pasivitetin e shoqërisë civile në këtë qytet. Zt. Fahri Jashari, zyrtar për sektorin e OJQ-ve në departamentin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Mitrovicës së Jugut theksoi se ky departament ka punuar në drejtim plotësimit të nevojave të OJQ-ve për objekte dhe se pasiqë kryetari i kësaj Komune do miratojë vendimin që komisioni i ka propozuar, OJQ-të që kanë nevojë për objekte në mënyrë që të operojnë do t’a kenë më të lehtë për të përfituar nga hapësirat e lira.

Rezultatet e dala nga ky takim do të adresohen më tutje edhe gjatë  krijimit të strategjisë rajonale për shoqërinë civile.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD