U mbajt takimi i dytë me gratë mentore në kuadër të projektit ‘’women start-ups’’


Sot në ambientet e Community Building Mitrovica u mbajt takimi i dytë në mes të kompanisë KO-Plan, grave mentore dhe CBM-it në kuadër të projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. Përfaqësuesi i ‘KO-Plan’ i ka informuar shkurtimisht gratë mentore për sesionin informues me gratë fillestare në biznes të mbajtur me 4-Maj. Gjatë këtij takimi u dakordua që mentoret të fillojnë punën me gratë fillestare  nga data 13-Maj. Me ekspertizën e tyre, gratë mentore do të mbështesin dhe mentorojnë gratë fillestare në biznes me vërejtje dhe korrigjime në planet e tyre të biznesit, pa influencuar idetë e tyre fillestare për krijim të biznesit.

Platforma e mentorimit synon që të krijojë lidhje mes mentoreve dhe grave fillestare në biznes përmes këshillimit kolegial. Roli i CBM dhe KO-Plan do të jetë i drejtuar në lehtësimin e procesit të krahasimit dhe kombinimit të mentoreve dhe grave fillestare në biznes me njëra – tjetrën, dhe në monitorimin e kujdesshëm të procesit.

Projekti ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD