FORCIM I ROLIT TË RINJVE NË DIALOG DHE BASHKËPUNIM


Nga 4 deri më 12 mars, 20 pjesëmarrës nga Franca, Gjermania, Kosova dhe Serbia morën pjesë në seminarin e tretë të organizuar në Serbi dhe në Kosovë si pjesë e programit ''Dialog Përtej Kufijve -  Tejkalimi i Kufijve përmes Integrimit Evropian’’.

Ky program ishte i përbërë nga 3 seminar dhe dy pjesët e para janë organizuar në Gjermani dhe Francë, ku si target kishte të rinjtë të cilët janë të interesuar në komunikim ndërkombëtar, masmedia dhe në çështjet në lidhje me dialogun mes komuniteteve, vendeve dhe organizatave evropiane.Në fazën e tretë të seminarit pjesëmarrësit u përfshin më thellë në kontekstin specifik të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të sponsorizuar nga Bashkimi Europian. Në kuadër të programit, grupi u takua me përfaqësues të qeverive, organizatave joqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe aktorëve tjerë të përfshirë në procesin e dialogut. Si i tillë programi vazhdoi t’u ofrojë pjesëmarrësve një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe reflektimeve të përbashkëta në atë se ku do të angazhohen ata në dialog dhe procesin e integrimeve europiane në të ardhmen.

Programi ''Dialog Përtej Kufijve -  Tejkalimi i Kufijve përmes Integrimit Evropian’’ është një format inovativ ndërkulturor që shërben për të nxitur kuptimin e dialogut, dhe për t’u mundësuar pjesëmarrësve të praktikojnë dhe  eksperimentojnë metoda gjithëpërfshirëse të informimit dhe komunikimit.

Organizatat partnere në zbatimin e këtij programi ishin: Community Building Mitrovica, YIHR - Serbia, Altea Franca, dhe CIFE. Mbështetur nga Zyra Franko-Gjermane për Rini (OFAJ).

 


Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD