MBËSHTETJE PËR BIZNESET E UDHËHEQURA NGA GRATË NË MITROVICË


Më 16 qershor, një grup prej 55 grave sipërmarrëse nga të dyja anët e lumit Ibër morrën pjesë në në panairin për gratë në biznes dhe aktivitetin B2B(biznes për biznes), në Qendrën Kulturore në Komunën e Mitrovicës Jugore.

 

Kjo ngjarje u organizua nga Community Building Mitrovica dhe OJQ Inspiracija, në kuadër të projektit ''Fuqizimi i Grave përmes Ndërmarrësisë në Mitrovicë '', që synon të fuqizojë gratë që udhëheqin biznese të vogla, dhe të nxisë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet grave sipërmarrëse nga Jugu dhe Veriu i Mitrovicës.

Me fokus në të ardhmen, panairi dhe aktiviteti B2B i ofruan grave sipërmarrëse mundësinë për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre për vizitorët e panairit, dhe për të krijuar kështu kontakte me konsumatorë të rinj. Përderisa një ndër komponentët më të rëndësishëm të panairit dhe aktivitetit B2B ishte gjithashtu elementi i angazhimit ndëretnik, pasi sikur gjatë zbatimit të projektit dhe me këtë aktivitet konkret iu mundësua grave sipërmarrëse nga Mitrovica Jugore dhe Veriore që të iniciojnë kontakt të ndërsjellë dhe rrjetëzim.


GruajaGratë në biznes

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD