Rëndësia e drejtësisë tranzicionale për shoqërinë tonë


Në bashkëpunim me Community Building Mitrovica, Fondi për të Drejtën Humanitare - Kosovë ka organizuar punëtori mbi drejtësinë tranzicionale. Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj nga Jugu dhe Veriu i Mitrovicës. Punëtoria filloi me shfaqjen e filmit ''Akti i vrasjes'' që fokusohet në jetën e autorëve të vrasjeve të viteve 1965-66 në Indonezi, i cili ofroi për pjesëmarrësit një pasqyrë të perceptimit ndaj krimeve në një shoqëri që i mohon ose i trajton ato si të tilla.

Zt.Bekim Blakaj, drejtor i FDH-Kosovë bëri një prezantim lidhur me konfliktin e fundit që ka ndodhur në Kosovë, dhe informoi të pranishmit për iniciativat e ndryshme në lidhje me mbledhjen e të dhënave mbi viktimat, si Libër Kujtimi i Kosovës. Zt.Blakaj vazhdoi me shpjegimin e drejtësisë tranzicionale dhe shtyllave kryesore të saj, si dhe procesin e ballafaqimit me të kaluarën. Gjatë diskutimit u dakordua se zbatimi i mekanizmave të drejtësisë tranzicionale është përcaktues për zhvillimin e shoqërive post-konfliktuoze.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të bëjë promovimin e drejtësisë tranzicionale, dhe të ngrisë ndërgjegjësimin e të rinjve të cilët shpesh janë të keqinformuar nga versioni i politizuar i historisë.


Të rinjtëDrejtësia tranzicionale

Lajmet e fundit

TOR: Furniture Companies

e martë, 16 prill 2024 • 3.55.MD

ToR - Translation Services

e premte, 05 prill 2024 • 3.49.MD

INVITATION TO TENDER

e enjte, 07 mars 2024 • 3.55.MD

Tender notice: Supply of Electronic...

e martë, 13 shkurt 2024 • 1.50.MD

TOR - Freelance trainer

e hënë, 05 shkurt 2024 • 3.31.MD